Yamal: Spanja do ta fitojë Botërorin, Franca nuk është më e fortë se ne
Lamine Yamal ka dhënë një deklaratë të fortë para fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, duke shprehur besim të plotë te Kombëtarja e Spanjës.
Në një intervistë të dhënë më 30 qershor, talenti i ri spanjoll është shprehur se Spanja është në të njëjtin nivel, madje edhe më e fortë se Franca, duke hedhur poshtë idenë se francezët janë favoritët kryesorë për trofeun.
Sipas tij, Kombëtarja e Spanjës ka cilësi të mjaftueshme për të shkuar deri në fund të turneut dhe për të konkurruar me çdo kundërshtar.
“Jemi plot shpresë dhe besoj se do ta fitojmë Botërorin. E rëndësishme është të fitosh. Sigurisht duhet të luajmë mirë, por nëse luan mirë dhe humb, të gjithë largohen të trishtuar. Mund të përmirësohemi, sepse jemi shumë më mirë se niveli që kemi treguar deri tani. Nuk shoh asnjë kombëtare të pamundur për t’u mposhtur. As Franca nuk është më e fortë se ne. Nuk na kanë mundur që nga Europiani. Në ndeshjet me eliminim direkt gjithçka ndryshon. Mendoj se do ta fitojmë Botërorin”, ka deklaruar Yamal.
Yamal ka folur gjithashtu për ndeshjen e ardhshme ndaj Austrisë, duke theksuar se është i gatshëm të luajë nga minuta e parë dhe se ndihet në formë të mirë fizike për t’i përballuar 90 minutat e plota, nëse trajneri vendos ta aktivizojë.



