Stuhi e fuqishme godet Shkupin, rrugët përmbyten dhe veturat mbesin nën ujë (foto)
01 korrik 2026
| 16:43
Pjesë të ndryshme të Shkupit janë përmbytur nga uji pas një stuhie të fuqishme që ka goditur pasditen e sotme Maqedoninë e Veriut.
Banorë të qytetit kanë publikuar fotografi, duke treguar situatën e vështirë të krijuar si pasojë e reshjeve të dendura që nisën pasditen e së mërkurës.
Vetura të përmbytura dhe rrugë të vërshuara janë disa nga pamjet që vijnë nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet kanë aktivizuar Shtabin e Krizave dhe kanë angazhuar ekipet e ndërmarrjeve publike për të ndërhyrë në zonat ku paraqitet nevoja.
Pas temperaturave ekstreme të ditëve të fundit, disa vende të rajonit janë përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe erëra të forta.





