Më 7 korrik përkujtohen Dëshmorët e Kombit në 28-vjetorin e rënies heroike në Morinë

01 korrik 2026 | 23:07

OVL-UÇK, Dega në Gjakovë njofton familjet e Dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarët e Komunës së Gjakovës, si dhe mbarë bashkatdhetarët në të gjitha trojet shqiptare, se të martën, më 7 korrik 2026, në orën 10:00, me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike, do të përkujtohen Dëshmorët e Kombit të rënë në fshatin Morinë të Gjakovës.

Homazhet do të mbahen në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Morinë. Pjesëmarrja juaj është nderim për veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve të Kombit, të cilët me jetën e tyre bënë të mundur lirinë që gëzojmë sot. Duke nderuar Dëshmorët e Kombit, nderojmë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
OVL-UÇK – Dega në Gjakovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, po dëshmon edhe një herë…