Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i Degës së LDK-së në Fushë-Kosovë
02 korrik 2026
| 13:12
Kryetari i Degës së LDK-së në Fushë-Kosovë, Besnik Osmani, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Këtë vendim e ka konfirmuar asamblisti i LDK-së në Kuvendin e kësaj komune, Ali Topalli.
Ai ka bërë me dije se deri te ky vendim Osmani ka ardhur pas rezultateve jo të mira të degës në zgjedhjet e fundit.
“Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK”, ka deklaruar ai, raporton EO.



