Profesori i UP-së reagon pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit: “16 Shtatori le të mbetet në histori si çlirimi i dytë i Kosovës”
Profesori i Universiteti i Prishtinës , Gëzim Qerimi, ka reaguar pas shtyrjes së datës për shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qerimi ka shprehur shpresën që data 16 shtator 2026, ora 10:00, të jetë dita e kthimit të të akuzuarve në Kosovë.
“16 Shtator 2026, ora 10:00. Një datë. Një orë. Një pritje. Dita kur presim rikthimin e çlirimtarëve në atdhe. 16 Shtatori le të mbetet në histori si Çlirimi i Dytë i Kosovës, dita kur merr fund një padrejtësi e gjatë dhe triumfon e drejta. Kosova ju pret. Mirë se vini në shtëpi, çlirimtarë!”, ka shkruar ai.
Reagimi i profesorit vjen pasi u shty data për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një zhvillim që ka nxitur reagime dhe pritje të shumta në opinionin publik.



