Komuna e Istogut kërkon rihapjen e qumështores VITA, shpreh shqetësim për pasojat ekonomike

02 korrik 2026 | 22:05

Komuna e Istogut ka shprehur shqetësim të thellë pas mbylljes së qumështores VITA, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë për ekonominë lokale dhe për fermerët e komunës.

Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja e kompanisë pas një aksioni të disa inspektorateve ka krijuar pasiguri për qindra punëtorë, fermerë dhe gjithë zinxhirin e prodhimit të qumështit. VITA cilësohet si një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së qumështit në Kosovë dhe partner kryesor i shumë fermerëve të Istogut.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka kërkuar hapjen e menjëhershme të qumështores, duke theksuar se çdo çështje tjetër duhet të trajtohet në mënyrë institucionale dhe me transparencë të plotë, pa dëmtuar fermerët, punëtorët dhe ekonominë lokale.

Komuna e Istogut ka ritheksuar se do të vazhdojë të mbështesë fermerët, punëtorët dhe prodhimin vendor, të cilët i konsideron si shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 4 Korriku…