6 VITE NGA NDARJA IME PRANË OBELISKUT ME AXHEN OSMAN ZHITIA
Vigani popullor Osman Zhitia, jo vetëm nuk u thy e nuk u dorëzua, por fëmijeve te Tij, ua ofroi me knaqësi e bindje të madhe rrugën dhe jetën në të cilën lufta për Komb, popull e Atdhe, ishte me prioritet absolut, ashtu sikur buka e kripa, sikur nata e dita, sikur uji e toka!
Kudo që ka marrë pjesë e kudo që ka qëndruar Osman Zhitia, aty ai vend, ajo odë e ajo sallë tubimesh të mëdha e koncertesh, ka shkelqyer nga buzqeshja e Tij e madhe dhe karakteristike, si vete Ai që e kishte zemrën të bardhë por që kurr nuk arritën të ia nxinin pushtuesit e tradhetarët, ndonëse jetën u munduan të ia nxinin dhe në masë të madhe edhe ia arritën.
Misionin e madh e te çeliktë të djalit të Tij Lavdimadh Afrim Zhitia, Axha Osman e vazhdoi në formën e tij të madhe dhe krejt origjinale,në sherbim të Atdheut dhe aspiratës shekullore të popullit shqiptar!
Udhëheqja e Lëvizjës Popullore të Kosovës, ne vitet 1991/1992 mbajti njerën nga mbledhjet e sajë ne shtëpinë e Osman Zhitisë në Llugën heroike, dhe Axha Osman ishte mikëpritësi i madh!
Lufta çlirimtare heroike dhe titanike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindur përfundismisht plakun e palëkundur, se pavarësia e Kosovës nga Serbia pushtuese ishte çështje që ishte nisur për të përfunduar përgjithmonë!
Varrimi i Osman Zhitisë nuk ishte i rendomtë, u varros në varrin e djalit te tij, ne varrin e Heroit te Kombit Afrim Zhitia, i cili për dy dekada qëndroi aty dhe u nderua e u vizitua nga qindra e mijera shqiptare!
Historike Babai është varrosur në varrin e të birit të tij!
Prishtinë, 2 korrik 2026!
Pikturë e fjalimit tim pranë Obeliskut të Heroit të Kombit Afrim Zhitia, në ndarjen e fundit nga Axha Osman Zhitia!




