Mbyllet pjesa e parë, Egjipti në epërsi ndaj Argjentinës

07 korrik 2026 | 19:05

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Argjentinës dhe Egjiptit. Pas 45-minutëshit të parë, është Egjipti që po fiton minimalisht. Egjiptianët po fitojnë 1-0, falë një goli në minutën e 15-të. Ishte Yasser Ibrahim që shënoi, me kokë, pas një goditje dënimi.

Argjentina pati mundësi ta barazojë rezultatin, por nuk e arriti, pasi e humbi penalltinë. Lionel Messi dështoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21-të të ndeshjes. Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në çerekfinale, ndaj fituesit të ndeshjes Zvicër – Kolumbi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr edhe një…