Veprimtari Sali Bislimi takon ministrin e Jurës dhe deputetin e këtij kantoni, në fokus Kosova, procesi ndaj Thaçit dhe bashkëpunimi ekonomik

08 korrik 2026 | 17:51

Veprimtari shqiptar në Zvicër, Sali Bislimi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një drekë miqësore me ministrin e Qeverisë Jura, Jean-Paul Lachat, dhe deputetin shumëvjeçar të kantonit, Raoul Jaeggi.

Sipas Bislimit, biseda ka nisur me kujtime historike për Kosovën, ku deputeti Jaeggi ka rrëfyer për vizitat e tij në Kosovë, shkresën e tij në Kullën e Jasharëve, aty ku thuhet se armët e para të luftës për lirinë e Kosovës kishin ardhur nga Zvicra.

Bislimi ka ndarë edhe një rrëfim që e cilësoi emocional, sipas të cilit Jaeggi kishte kujtuar fjalët e një ministri nga Kosova lidhur me ngjarjet e marsit 1998 në Prekaz.

Sipas këtij rrëfimi, kur forcat serbe kishin rrethuar familjen Jashari dhe ishte kërkuar largimi i fëmijëve, një djalë 10-vjeçar i familjes ishte përgjigjur: “Unë nuk largohem nga gjyshi im, sepse duhet ta ndihmoj t’i mbushë armët.”

Në takim është diskutuar edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Bislimi ka thënë se bashkëbiseduesit vlerësuan se procesi ka tejkaluar çdo afat juridik dhe moral, duke e cilësuar atë si antidemokratik dhe me kosto të lartë për Kosovën.

Ai bëri të ditur se gjatë drekës u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës përmes projekteve ekonomike.

Bislimi tha se u ka bërë ftesë mysafirëve për një vizitë në Kosovë në të ardhmen e afërt.

Në fund, ai theksoi se Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të forta, jo vetëm përmes diasporës shqiptare, por edhe përmes miqësive dhe lidhjeve familjare të krijuara ndër vite.

Takimi u zhvillua në fshatin piktoresk St-Ursanne, pranë lumit Doubs në Zvicër.

Postimi i plotë i tij:

Nje dreke miqesore me ministrin e qeverise Jura z, Jean Paul Lachat , dhe mikun tim Raoul Jaeggi deputet shume vjeqar ne kanton.

Filluam me nie historik per Kosoven te cilen miku Im Raoul tregon vizitat ne Kosove shkresen e tij ne kullen e Jashareve , aty ku i thuhet se pushket e para te lirise se Kosoves Ishin ardhur nga Zvicra.

Ishte emocionale te ndegjoja nga Raouli qe nie minister Kosove i kishte than qe ne kohen e luftes kur ne radio-lidhjet ishin ndegjuar qe forcat serbe rrethonin familjen Jashari, shume zera ishin qe te largohen femijet dhe nje djal 10 vjeqar i familles Jashari ju pergjgijet:

Une nuk largohem nga gjyshi im sepse duhet ti ndihmoj gjyshit per ti mbushur armet.

Per procesin gjyqesor te Presidentit Thaci u kuptuam shpejt se eshte dal jasht qdo afati juridik dhe moral dhe eshte antidemokratik, dhe nie cmim i larte per Kosoven.

Por sot ne duhet te bejm diqka per te sjell iniciativa per te afruar dy vendet tona me ndonje projekt ekonomik,ku ju sygjerova dhe i ftova per nie vizite ne te ardhmen e afert me ja ba Kosoves.

Kosova dhe Zvicra jane te lidhur ngusht me njera tjetren bile jemi ba mijera here edhe miqe(lidhje martesash)

Miqesisht 🥂nga fshati St-Ursanne vend pitoresk rreth lumit Doubs!🇦🇱🇽🇰🇨🇭

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot…