Ministri Blerim Gashani takon kryetarin e Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhin, dakordohen për projekte të reja në sport dhe rini

08 korrik 2026 | 17:14

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, si dhe drejtorin e Arsimit, Hisni Luri.

Gjatë takimit, palët diskutuan për prioritetet në fushën e sportit dhe rinisë, me theks të veçantë në nevojat e të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e mundësive të reja për angazhim dhe zhvillim.

Sipas njoftimit, në frymën e bashkëpunimit institucional u dakorduan hapat konkretë që do të ndërmerren në ditët në vijim, me qëllim të realizimit të projekteve që pritet të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Hanit të Elezit.

Ministria e Sportit dhe Rinisë theksoi se bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal mbetet një nga prioritetet kryesore, duke vlerësuar se përmes koordinimit dhe partneritetit me komunat po krijohen më shumë mundësi për zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e rinisë në të gjithë Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka emëruar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen çerekfinale të…