Lajm i mirë për Fenerbahçen, Vedat Muriqi rikthehet në fushë pas rikuperimit
Vedat Muriqi ka bërë përparim të madh në procesin e rikuperimit dhe sulmuesi i Kosovës pritet të rikthehet së shpejti në fushë me fanellën e Fenerbahçes.
Sipas raportimeve të “beIN Sports”, trajtimi i Muriqit po ecën sipas planit dhe lojtari tashmë është në gjendje të jetë pjesë e ndeshjes së parë të skuadrës turke në fazën përgatitore.
Sulmuesi me përvojë pritet të marrë rreth 15 deri në 20 minuta lojë në rikthimin e tij, me synimin që gradualisht të rikthehet në ritmin e plotë dhe formën optimale fizike pas lëndimit.
Fenerbahçe po përgatitet për sezonin e ri, ndërsa rikthimi i Muriqit konsiderohet një lajm i rëndësishëm për trajnerin dhe tifozët verdheblu, duke pasur parasysh rolin e tij në repartin ofensiv.
Ndeshja e radhës e Fenerbahçes në kuadër të fazës përgatitore është ndaj skuadrës polake Pogon Szczecin, më 11 korrik, ku pritet edhe rikthimi gradual i Vedat Muriqit në aksion.



