Përkujtohen të hënën dëshmorët Rexhë dhe Arton Qorraj, homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

11 korrik 2026 | 19:45

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Deçan ka njoftuar se të hënën, më 13 korrik 2026, do të mbahet ceremonia përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Rexhë dhe Arton Qorraj nga Carrabregu i Ulët.

Sipas njoftimit, homazhet do të zhvillohen duke filluar nga ora 11:00 në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

OVL-UÇK – Deçan ka ftuar familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët e luftës së UÇK-së, si dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore, për të nderuar sakrificën e Rexhë dhe Arton Qorrajt, si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, sot në një diskutim…