Korab Shaqiri publikon këngën e re “E bukura e dheut”
Këngëtari i njohur Korab Shaqiri ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor, me titull “E Bukura e Dheut”, duke zgjedhur këtë herë ta publikojë këngën krejtësisht pa paralajmërim.
Përmes një postimi, Shaqiri bëri të ditur se për herë të parë vendosi të mos përdorë fushatë promovuese apo numërim mbrapsht, por ta sjellë këngën si një surprizë për publikun. “E Bukura e Dheut” është realizuar në bashkëpunim me tekstshkruesin Arianit Abazi dhe vjen në një version veror radiofonik, me ritëm, energji dhe atmosferë festive, e krijuar për t’u dëgjuar dhe kënduar gjatë sezonit veror. Korab Shaqiri falënderoi ekipin e Barok Entertainment Group dhe të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin në realizimin e projektit, ndërsa mirënjohjen më të madhe ia dedikoi publikut, duke theksuar se mbështetja e tyre ka qenë shtysa kryesore për të vazhduar krijimin e muzikës. Këngëtari shprehu bindjen se “E Bukura e Dheut” do të bëhet pjesë e repertorit veror të adhuruesve të muzikës dhe i ftoi të gjithë ta dëgjojnë, ta këndojnë dhe ta shpërndajnë me të njëjtën dashuri me të cilën është realizuar.



