Pensionohet gjyqtari Ramiz Kuqi
11 korrik 2026
| 22:01
Pas një përvoje pune prej gjashtëmbëdhjetë (26) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Ramiz Kuqi ka arritur moshën e pensionimit.
Gjyqtari Ramiz Kuqi, është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit më 1 janar 2013 dhe ka ushtruar funksionin në Departamentit Administrativ.
Kryetar i Gjykatës së Apelit në Kosovë, Valon Totaj ka falënderuar gjyqtarin Kuqi për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë në vend, duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.



