OVL e UÇK-së në Drenas nderon Prof. Dr. Ragip Gjoshin, reagon djali i tij, Betim Gjoshi

12 korrik 2026 | 12:29

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pas nderimit që Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Drenas i bëri babait të tij, Prof. Dr. Ragip Gjoshi, duke e cilësuar këtë vlerësim si një nder të madh për familjen.

“Me zemër të mbushur me krenari dhe mirënjohje, falënderoj Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Degën në Drenas, për nderimin e bërë ndaj babait tim, Prof. Dr. Ragip Gjoshi.

Ky vlerësim është dëshmi e respektit për një jetë kushtuar dijes, arsimit, çështjes kombëtare dhe luftës për lirinë e Kosovës.

Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ruajnë me nder kujtesën e sakrificës dhe të veprës së brezit të lirisë.

Për familjen tonë, kjo mirënjohje mbetet një nder i madh dhe një amanet për brezat që vijnë.

Lavdi dëshmorëve dhe nderim për të gjithë kontribuuesit e lirisë së Kosovës”, ka shkruar Betim Gjoshi.

Prof. Dr. Ragip Gjoshi u nderua me mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Drenas. Mirënjohja iu dorëzua nga kryetari i kësaj dege, Enver Hajdari, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij ndër vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë dhe tre të tjerë, përfshirë një…