Këto janë gjysmëfinalet e Botërorit, ja datat dhe oraret e ndeshjeve
12 korrik 2026
| 12:54
Me përfundimin e çerekfinales së fundit, ku Argjentina e eliminoi Zvicrën, është kompletuar zyrtarisht edhe tabloja e gjysmëfinaleve të Kupës së Botës.
“Albiceleste”, të udhëhequr nga Lionel Messi, do të përballen me Anglinë në një duel klasik të futbollit botëror, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të përplasen Franca dhe Spanja, dy nga favoritët kryesorë për trofeun.
Programi i gjysmëfinaleve:
- E martë, 14 korrik – ora 21:00
Francë – Spanjë - E mërkurë, 15 korrik – ora 21:00
Angli – Argjentinë
Katër kombëtaret e kanë siguruar një vend mes më të mirave të turneut dhe tashmë janë vetëm një hap larg finales së madhe të Kupës së Botës, ku do të vendoset kampioni i ri botëror.
Ndeshja për vend të tretë mes humbësve të gjysmëfinales do të luhet të shtunën mbrëma, kurse finalja e madhe do të zhvillohet të dielën tjetër, saktësisht sot një javë.



