Gjendet mjet i pashpërthyer në Keqekollë, FSK-ja e asgjëson

13 korrik 2026 | 08:54

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën rreth orës 14:36, në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Sipas policisë, pas raportimit të rastit, njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur çdo rrezik për qytetarët.

Më pas, sipas raportit 24-orësh të policisë, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërhyrë duke kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit të pashpërthyer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 72-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare Stançiq, pasi kërkohej…