Grabitje në Rahovec, një personi i merren para
13 korrik 2026
| 08:57
Një grabitje nën kërcënimin e armës është raportuar të shtunën mbrëma në Rahovec, ku një person i panjohur i ka marrë para një qytetari dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 korrik, rreth orës 21:33, në rrugën “Fahri Fazliu”.
“Është raportuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte grabitur një shumë parash viktimës mashkull kosovar dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raporton e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Rasti po hetohet si “grabitje”.



