VAZHDON MBAJTJA NË TERR DHE IZOLIM E BRUSIT DHE PESHTERIT

13 korrik 2026 | 14:46


Ismet Sylejmani

27 vjet pas çlirimit tê Kosovës nga Serbia pushtuese, në zemër të Kosovës, Brusi dhe Peshteri, larg nga Kryeqyteti i Kosovës Prishtina 28 km, në teritorin e Komunës së Lipjanit, vazhdojnë të mbahen në rrugë pa drita në terr, në harresë dhe në izolim!

Fëmijët e vegjël shqiptar katolik të këtyre dy fshatrave, nuk e jetojnë natën me drita të ndriqimit shtetëror, por e kanë terr, sepse drita për ta nuk ka!

Nuk është vetëm mungesa e ndriçimit publik apo e investimeve, por është edhe padrejtësia e madhe që rëndon mbi banorët e Brusit dhe Peshterit!

Brusi është i banuar rreth 80% nga shqiptar katolikë dhe 20% nga shqiptar myslimanë, ndërsa Peshteri është i banuar 100% nga shqiptar katolikë!

Brusi dhe Peshteri janë me rrënjë të lashta shqiptare, të cilat kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar, gjuhën, traditat dhe kulturën përmes shekujve, duke përballuar pushtime, regjime dhe politika të shumta asimiluese osmane dhe dhe serbe!

Megjithatë përkundër vështirësive, sot këta banorë vazhdojnë të jetojnë, edhe pse të lënë pas dore!

Mungesa e infrastrukturës, e ndriçimit publik, e investimeve dhe e përkujdesjes institucionale i ka shndërruar këto fshatra në simbole të harresës!

Por Brusi dhe Peshteri nuk janë vetëm vendbanime!

Ato janë pjesë e lavdishme e historisë sonë kombëtare!

Në Peshter është Kisha Katolike Shqiptare, një monument i gjallë i trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kombëtare!

Në Peshter ndodhet edhe Shtëpia Bazë e UÇK-së e atdhetarëve Nue dhe Stana Gashi, si dhe e vëllezërve të familjes Gashi, vatra vullkanike që gjatë luftës çlirimtare u vu në shërbim të 100% të luftës liri e çlirim të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Është totalisht e papranueshme që këto dy fshatra me histori shumë të pasur, me një identitet të fortë shqiptar dhe me një kontribut të madh e të pashembullt në rrugën e lirisë, të vazhdojnë të mbeten në errësirë dhe në izolim!

Brusi dhe Peshteri i nuk kërkojnë privilegje por as lëmoshë!

Brusi e Peshteri, këto perla historike origjinale shqiptare, kërkojnë vetëm atë që u takon!

Rrugë, ndriçim, investime, zhvillim dhe trajtim të barabartë me të tjerët në Kosovë!

Shteti dhe institucionet komunale kanë detyrim moral, kombëtar dhe qytetar që t’i japin fund kësaj gjendjeje izoluese me rrugë në ersirë!

Nuk duhet të tolerohet të ketë Kosovë të zhvilluar, ndërsa një pjesë e saj vazhdon të mbetet e harruar dhe e nëpërkëmbur sikur është Brusi e Peshteri!

Brusi dhe Peshteri meritojnë dritë, zhvillim dhe shpresë!
Në Brus kurrë nuk shkon autobusi, as minibusi!

Banorët e Brusit dhe Peshterit meritojnë të trajtohen me dinjitet, nderim e respekt, si çdo pjesë tjetër e Kosovës!

Prishtinë, 13 Korrik 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit…