Konjufca uron përfaqësuesin e ri të BE-së: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane

13 korrik 2026 | 18:26

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar diplomatin gjerman Dirk Schübel për emërimin si Përfaqësues i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca i uroi suksese në mandatin e ri dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Urime Dirk Schübel për emërimin tuaj si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. Ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej partneritetin ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj rrugës së saj evropiane, agjendës së reformave dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së ka reaguar pas deklarimeve të Aulonë Memetit…