Negociatat e Kurtit, vetëm për të blerë kohë, synimi i tij ta çojë vendin në zgjedhje në dhjetor
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, vlerëson se negociatat që ka nisur Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja, por zvarritjen e procesit.
Në një deklaratë për FrontOnline, Behrami tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i përdor bisedimet vetëm për të fituar kohë.
Sipas tij, synimi i Kurtit është që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, duke shtuar se deri atëherë ai do të përpiqet ta mbulojë mungesën e një zgjidhjeje politike me, siç u shpreh ai, drama dhe negociata pa përmbajtje.
“Negociatat e filluara nga Kurti janë vetëm për të blerë kohë. Ai do të mundohet që vendin ta dërgojë sërish në zgjedhje në dhjetor. Deri atëherë fajin do të mundohet ta mbulojë me drama dhe negociata pa substancë”, deklaroi Behrami.



