Daut Haradinaj reagon ashpër: Kosova nuk ka qenë kurrë zemra e Serbisë
14 korrik 2026
| 13:37
Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën.
Haradinaj u shpreh se “Kosova kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë”, duke shtuar se ajo “ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj”.
Sipas tij, gjuha që kujton retorikën e regjimit të Millosheviqit vetëm sa e forcon vetëdijen kombëtare të shqiptarëve për ta mbrojtur lirinë dhe shtetin e Kosovës nga, siç u shpreh ai, “mendësia gjenocidale” që vazhdon të trashëgohet.
Në fund të reagimit, Haradinaj theksoi se “Kosova është zemra e secilit shqiptar.”



