KRU “Prishtina” dhe BERZH avancojnë projektin 35-milionësh për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

14 korrik 2026 | 16:13

KRU “Prishtina”, e udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv Arsim Fetahu, priti sot në një takim zyrtar një delegacion të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Sergiy Maslichenko. Gjatë takimit u diskutuan hapat e mëtejmë për realizimin e projektit “Podujeva Wastewater Treatment Project”, i cili financohet nga BERZH përmes një kredie deri në vlerën 25 milionë euro, të nënshkruar në vitin 2024. Në kuadër të këtij projekti, sot u nënshkrua edhe Marrëveshja e Grantit në vlerë prej 475 mijë eurosh, e dedikuar për mbështetjen e zbatimit të projektit.

Vlera e përgjithshme e projektit arrin në rreth 35 milionë euro, duke e bërë atë një nga investimet më të mëdha në sektorin e trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë. Sipas KRU “Prishtina”, projekti ka rëndësi të veçantë mjedisore dhe infrastrukturore, pasi do të ndikojë në përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Komunës së Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca parlamentare është tensionuar pas një përplasjeje të fortë verbale…