Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

15 korrik 2026 | 11:43

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka pranuar sot zyrtarisht detyrën në këtë pozitë nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Me këtë rast, Gashi tha se do u shërbejë të gjithëve dhe bashkërisht do të punojnë në forcimin e sundimit të ligjit.

“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil…