Trainkos vë në funksion pesë vagona të rinj

15 korrik 2026 | 15:28

Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A. kanë njoftuar se Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) ka licencuar pesë vagona, të cilët kanë përfunduar me sukses riparimin e mesëm.

Sipas Trainkosit, ky përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve hekurudhore, duke dëshmuar përkushtimin për mirëmbajtjen dhe modernizimin e flotës.

Në njoftim thuhet se vagonët e rinj do t’i bëjnë udhëtimet më të mira, më të shpejta dhe më komode për qytetarët, ndërsa është bërë thirrje që ata të ruhen dhe të mirëmbahen.

“Këta vagonë janë pasuri e përbashkët e të gjithë neve. Le t’i mirëmbajmë dhe t’i ruajmë, pasi komoditeti dhe pastërtia tregojnë kulturën tonë qytetare. Ruajtja e tyre është detyrë dhe përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në postimin e Trainkosit.

Po ashtu, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dëmtimit të qëllimshëm (vandalizmit) te stafi i trenit ose te autoritetet kompetente.

Trainkos ka falënderuar qytetarët për besimin dhe u ka uruar udhëtime të këndshme me trenat e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu,…