Smajl Latifi uron Fadil Fazliun, bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin e tij, me rastin e ditëlindjes

15 korrik 2026 | 18:21

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka uruar veprimtarin Fadil Fazliun me rastin e ditëlindjes së tij, duke e cilësuar si shok, bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Latifi i ka uruar Fazliut shëndet, forcë, lumturi dhe suksese në vitet që vijnë.

“Të uroj me gjithë zemër që kjo ditë të të gjejë me shëndet, forcë dhe buzëqeshje, ndërsa viti që ke përpara të jetë i mbushur me mbarësi, suksese dhe momente të paharrueshme me familjen e miqtë”, ka shkruar Latifi.

Ai e ka falënderuar Fazliun për miqësinë, respektin dhe vlerat që e karakterizojnë, duke i dëshiruar që çdo sfidë ta shndërrojë në sukses.

Në fund të urimit, Latifi i ka dëshiruar edhe shumë vite jetë me shëndet e lumturi, duke përmbyllur mesazhin me urimin: “Edhe 100 vjet të tjera, me shëndet, lumturi dhe të mira pa fund! Gëzuar ditëlindjen!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse do të ekzistonte një çmim për futbollistin me karizmën…