Bahrije Hyseni e LDK-së: Para nënshkrimit për shkarkimin e Abdixhikut, Vjosa Osmani kërkoi të takohej me mua

15 korrik 2026 | 21:28

Bahrije Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se është njëra nga nënshkrueset e kërkesës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së dhe ndryshimin e lidershipit të partisë.

Në një lidhje telefonike në Debat Plus, Hyseni tha se kjo është hera e dytë që është kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se vendimi i saj për ndryshim të liderit, sipas saj, ka qenë i marrë shumë kohë më parë.

Ajo bëri të ditur se para se të vendoste nënshkrimin, kishte pranuar një kërkesë për takim nga Vjosa Osmani përmes këshilltares së saj, Egnesa Vitia.

“Po kam pranuar një mesazh ndoshta para shtatë-tetë ditë, që ka kërkuar Vjosa Osmani ta pijë një kafe me mua. Para se ta nënshkruaja, por vendimi im ka qenë i kahershëm për ndërrimin e liderit të LDK-së. Këshilltarja e Vjosa Osmanit më ka shkruar, Egnesa Vitija”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres…