Mimoza Kusari i del në mbrojtje Abdixhikut: Po përpiqen ta pengojnë finalizimin e marrëveshjes LVV-LDK

15 korrik 2026 | 21:39

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari, ka thënë se zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës e komplikojnë rrjedhën e diskutimeve për finalizimin e marrëveshjes për formimin e institucioneve.

Në një intervistë të xhiruar gjatë ditës për emisionin “Konfront”, Kusari ka theksuar se grupi brenda LDK-së që po kërkon shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, po përpiqet ta pengojë finalizimin e marrëveshjes mes dy subjekteve, LVV-LDK.

“Ashtu e thotë logjika (se zhvillimet e brendshme në LDK çojnë më larg prej një marrëveshje për presidentin), nuk është që kam informata se cili është orientimi i grupimit tjetër që e duan tërheqjen e Abdixhikut. Por duket se kjo e shtynë, e komplikon situatën në diskutim sepse në shumicën e rasteve përfaqësues të LDK-së që kanë kërkuar dorëheqjen kanë qenë ata që kanë kundërshtuar bashkëpunimin me VV-në. Këto dyja po shihen si të ndërlidhura përkundër që argumentimi është rezultati i zgjedhjeve. Shihet qartë se përpjekja është për të mos u lënë për tu arritur një finalizim i një marrëveshje të përbashkët mes dy subjekteve”, ka thënë Kusari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bahrije Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se…