Një person plagoset në Miradi të Epërme, Policia jep detaje

15 korrik 2026 | 22:34

Një person është plagosur sonte në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Enis Pllana, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka shënuar golin e avantazhit ndaj Argjentinës. Golin e…