Agim Ademi nga SHBA: Atmosferë e jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ndeshjen duke e ndjekur së bashku me Armand Dukën
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke ndjekur nga afër ndeshjet e Kupës së Botës 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka publikuar një fotografi nga stadiumi, ku shfaqet në shoqërinë e zëvendëspresidentit të UEFA-s dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, teksa po ndiqnin gjysmëfinalen ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës.
“Atmosferë e jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës. Kënaqësi ta ndjek këtë spektakël të futbollit botëror së bashku me zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka.
Çdo ndeshje e këtij niveli është një rikonfirmim i fuqisë që ka futbolli për të bashkuar njerëz, për të zgjuar emocione dhe për të frymëzuar breza të tërë”, ka shkruar Ademi.
Kryetari i FFK-së është ndër personalitetet e futbollit evropian që po ndjekin nga afër fazën përfundimtare të Kampionatit Botëror, ku marrin pjesë drejtues të federatave dhe zyrtarë të lartë të futbollit ndërkombëtar.



