Kurti: Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës nga çlirimi

16 korrik 2026 | 11:50

Në fundin e mandatit të tij në Republikën e Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e afërt dhe kontributin e çmuar në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Kurti ka thënë se Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës nga çlirimi, pavarësia e deri te zhvillimi dhe forcimi i institucioneve të Republikës sonë. Mërgata jonë e dashur është themel i lidhjes së fortë mes dy shteteve tona, që gradualisht dhe vazhdueshëm po rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare, të cilave do t’u japë një hov të ri e të shtuar ratifikimi i marrëveshjes për tregti të lirë – EFTA”.

“Ne jemi mirënjohës për kontributin e Zvicrës në kuadër të KFOR-it dhe programin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në kuadër të të cilit për periudhën e re 2026-2029 janë të zotuara më shumë se 64 milionë CHF për Kosovën, pas 88 milionë CHF për periudhën paraprake 2022-2025”, ka theksuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar administratën e presidentit amerikan…