Terras reagon ashpër ndaj deklaratës së Paunoviqit: E turpshme, shkatërron besimin në dialog

16 korrik 2026 | 23:20

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1998-të do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovo e jashtë saj.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, e ka cilësuar deklaratën si të turpshme dhe paralajmëroi se ajo dëmton seriozisht besimin në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një deklaratë e turpshme nga një ministre e Serbisë, Snezhana Paunoviq. Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Terras në X.

Ndërkohë, deklarata e Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami.

Sipas tij, deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe cenon rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive…