Gjendet pa shenja jete një person nga familjarët në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
17 korrik 2026
| 10:37
Një person nga familjarët është gjetur pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjtenr rreth orës 16:55, në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.
“Gjilan 16.07.2026 – 16:55. Nga familjarët viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.



