Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj (VIDEO)
17 korrik 2026
| 11:17
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth, ku për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Disa turistë të huaj kanë shpëtuar mrekullisht, pasi një gur i shkëputur nga shpati i malit ka rënë mbi automjetin me të cilin po udhëtonin, duke depërtuar në brendësi të tij.
Si pasojë e goditjes, automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale, ndërsa turistët kanë dalë pa lëndime.



