Britania dënon deklaratën e ministres serbe rreth referencave për spastrim etnik: “Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme”

17 korrik 2026 | 11:20

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë i ka përcjellë Klankosova.tv qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme britanike (FCDO), duke dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila përmendi “spastrimin etnik” të Kosovës.

Në reagimin e FCDO-së thuhet se deklaratat e saj janë “krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”.

“Ne dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në reagim.

Sipas FCDO-së, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të nxisin tensione.

“Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa mëdyshje”, thuhet më tej në deklaratë.

FCDO shton se ka vënë re edhe distancimin e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, nga komentet e ministres Paunoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth, ku për…