FSK pjesë e konferencës “European Partnership Flight”
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, një nga aktivitetet kryesore të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë (USAFE), e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak.
Programi i konferencës përfshiu ligjërata profesionale, diskutime tematike dhe punë në grupe, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe ekspertizës ndërmjet përfaqësuesve të vendeve partnere.
Në kuadër të aktivitetit u realizua edhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në Republikën e Shqipërisë, si dhe aktivitete të dedikuara për forcimin e partneriteteve, bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit kulturor.
Pjesëmarrja e FSK-së në këtë konferencë dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.



