Lisian Thaçi i bashkohet Bayern Munich, presidenti i FFK-së e uron për hapin e madh

17 korrik 2026 | 17:50

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar futbollistin e ri kosovar Lisian Thaçi, i cili i është bashkuar klubit gjerman Bayern Munich.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ademi theksoi se talenti dhe puna e palodhshme gjithmonë shpërblehen, duke shtuar se puna e vazhdueshme në zhvillimin e futbollistëve të rinj në Kosovë po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Ai vlerësoi se Lisian Thaçi do ta vazhdojë zhvillimin e tij në një nga programet më prestigjioze të Bayern Munich, duke kujtuar se klubi bavarez edhe më herët ka zhvilluar talente me origjinë nga Kosova, si Erblin Osmani dhe Ylli Gashi.

Postimi i plotë i Ademit: 

Suksese Lisian Thaçi

Talenti, por edhe puna e mirë, gjithmonë shpërblehen. Kjo po dëshmohet edhe në Kosovë, ku puna e vazhdueshme në zhvillimin e futbollistëve të rinj ka bërë që klubet e mëdha evropiane të vijnë me kampe të ndryshme, ndërsa skautët dhe trajnerët e tyre të jenë vazhdimisht në kërkim të talenteve të reja.
Një prej këtyre shembujve është Lisian Thaçi, i cili tashmë është pjesë e FC Bayern Munich dhe do të vazhdojë zhvillimin e tij në një prej programeve më prestigjioze të klubit bavarez.
Bayern-i edhe më herët ka vlerësuar dhe zhvilluar talente me origjinë nga Kosova si Erblin Osmani dhe Ylli Gashi, ndërsa tash radha është e Lisianit.
I uroj shumë suksese anëtarit të Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm.
I lumtë Shkollës së Futbollit Peja dhe të gjithë trajnerëve që kanë kontribuar në formimin e tij.
Vazhdojmë me punë e besim në gjeneratat e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës njofton…