Ahmed Januzi rikthehet te Llapi, emërohet asistent trajner

20 korrik 2026 | 10:56

KF Llapi ka zyrtarizuar rikthimin e Ahmed Januzit në klub, kësaj radhe në një rol të ri, duke u emëruar asistent trajner në shtabin teknik të skuadrës bardhekaltër.

Pas një karriere të suksesshme si futbollist, Januzi rikthehet në klubin ku ka lënë gjurmë të rëndësishme, pasi ka mbrojtur fanellën e Llapit për katër vite në tri periudha të ndryshme.

Nga klubi vlerësojnë se përvoja e tij në fushën e lojës, njohja e ambientit dhe lidhja e veçantë me Llapin do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin.

Së fundmi, Januzi ka përfunduar me sukses edukimin trajnerial pranë FSHF-së, duke u pajisur me licencën UEFA A, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner.

Klubi ka shprehur bindjen se profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e Januzit do të ndihmojnë në arritjen e objektivave për sezonin e ri.

Ndërkohë, KF Llapi ka njoftuar edhe përfundimin e bashkëpunimit me Sunaj Keqin, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë si asistent trajner dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti rrit kontrollin mbi paratë publike. Pas rritjes së shtesave…