“Gjendja është alarmante” – Lladrovci fajëson Ujësjellësin dhe Qeverinë për krizën e ujit në Drenas

20 korrik 2026 | 15:27

Qytetarët e Drenasit janë duke u përballur me mungesë të madhe të ujit të pijës.

Kjo po iu shkakton atyre telashe të mëdha duke ua bërë jetën të papërballueshme.

Lidhur me gjendjen ka folur kryetari Ramiz Lladrovci.

Ai tha se gjendja është alarmante dhe shumë e rëndë.

“Ujësjellësi nuk krijon kushte për të pasur ujë qytetarët e Drenasit. Edhe me këta kemi pasur mbledhje, kemi pasur dëgjime. Kemi provuar me pasë veprime, por sipas Ujësjellësit, pompat të cilat e sjellin ujin nga Liqeni i Ujmani në Bivolak janë të prishura prej disa muajsh dhe Qeveria nuk ka qenë e gatshme dhe as ujësjellësi që t’i riparojë më shpejtë, për t’i furnizuar me ujë qytetarët”, u shpreh Lladrovci në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në…