Shpëtohen nëna dhe djali i mitur në Shëngjin, rrezikuan të mbyteshin në det

20 korrik 2026 | 16:06

Një ngjarje e rëndë është shmangur këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit, ku një grua dhe djali i saj i mitur rrezikuan të mbyteshin teksa ishin futur në det për t’u larë.

Incidenti ndodhi në zonën e Ranës së Hedhun. Sipas të dhënave paraprake, nëna dhe i biri, në rrethana ende të paqarta, kanë hasur vështirësi në ujë, duke rrezikuar jetën.

Ndërhyrja e menjëhershme e rojeve bregdetare, të ndihmuara edhe nga pushues të tjerë, bëri të mundur nxjerrjen e tyre në kohë nga deti.

Shërbimet e urgjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u dhanë ndihmën e parë mjekësore, pasi dyshohet se kishin konsumuar sasi të konsiderueshme uji.

Aktualisht, nëna dhe fëmija ndodhen në Spitalin e Lezhës, ku po marrin trajtim mjekësor. Fatmirësisht, gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për…