Bajrami e takon ambasadoren e Shqipërisë në Bruksel: E përgëzova për progresin e fuqishëm në negociatat për anëtarësim në BE

20 korrik 2026 | 16:57

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë dhe kryenegociator i vendit për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka njoftuar për një takim me ambasadoren e Shqipërisë në Bruksel, Albana Dautllarin.

Bajrami ka shkruar në platformën “X” se ka pasur një “shkëmbim të shkëlqyer” me ambasadoren shqiptare.

“Diskutuam për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor në kontekstin aktual gjeopolitik, momentumin politik dhe të sigurisë në rajonin tonë, si dhe marrëdhëniet e veçanta Kosova-Shqipëri, të cilat i japin vlerë aspiratave tona evropiane”, ka shkruar ai.

Bajrami ka uruar Dautllarin për sukses në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“E përgëzova për përparimin e fuqishëm të Shqipërisë në negociata dhe i urova çdo sukses në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina u mposht 1:0 nga Spanja dhe më pas lojtarë…