Granit Xhaka me rekord unik në Kupën e Botës
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka lënë gjurmë në Kupën e Botës 2026, turne që u mbajt në ShBA, Meksikë dhe Kanada.
Në fakt, Xhaka dhe Dayot Upamecano i Francës e kanë mbyllur Botërorin si dy futbollistët që e kanë kthyer posedimin e topit më së shumti për kombëtaret e tyre.
Xhaka dhe Upamecano kanë regjistruar nga 44 raste të rikthimit të posedimit të topit, duke ndarë së bashku vendin e parë në këtë statistikë të turneut, i cili përfundoi të dielën mbrëma.
Mesfushori shqiptar ishte lider i Zvicrës dhe më i merituari që “Helvetikët” kanë arritur deri në çerekfinale të Botërorit, ku janë eliminuar nga Argjentina pas vazhdimeve.
Në Botërorin 2026, Xhaka ka regjistruar 6 paraqitje, apo në total 600 minuta lojë, ku ka shënuar një gol dhe ka patur gati 400 pasime të sakta.
Për Xhakën, ky ishte Botërori i katërt me Zvicrën, duke barazuar rekordin me Xherdan Shaqirin dhe Valon Behramin.



