Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

21 korrik 2026 | 13:14

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë  përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave për muajin maj 2026.

Në muajin maj 2026, indeksi i qarkullimit te tregtia me pakicë (përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave) kishte rritje për 9,18 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (maj 2025).

Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 22,99 %; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo ne dyqane (përmes postës ose internetit) me 19,93 %; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me 14,02 %; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 11,13 %; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 4,06 %.

Në muajin maj indeksi i numrit të të punësuarve te Tregtia me Pakicë (përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave) kishte rritje për 2,91 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Maj 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 10,36 %; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) me 7,79 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 7,33 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 7,02 %; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 3,55 %; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 1,95 %.

Në muajin maj, indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve te Tregtia me Pakicë (përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave) kishte rritje për 16,26 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Maj 2025).

Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 27,72 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 23,23 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 20,20 %; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo ne dyqane (përmes postës ose internetit) me 16,58%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 16,22 %; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 15,83 %; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 12,29 %.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar…