A po i pret zhvillimet në LDK për të rinisur bisedimet? Kurti iu shmanget gazetarëve
22 korrik 2026
| 11:42
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përsëri ka shmangur pyetjet e mediave rreth diskutimeve për çështjen e presidentit.
Kurti është pyetur nëse zhvillimet e brendshme në LDK, përfshirë thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, janë pjesë e pritjes së tij përpara se të nisë diskutimet politike për formimin e institucioneve, por nuk ka dhënë përgjigje.
LDK-ja ditëve të fundit është përfshirë në një proces të brendshëm pas kërkesës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm për largimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku./KP/



