Kongresisti republikan për deklaratën e ministres serbe: Neveritëse, arsye që OSBE-ja të mos e organizojë sesionin 2027 në Beograd

22 korrik 2026 | 12:33

Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka thënë se deklarata e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, për “spastrimin etnik” në Kosovë është e neveritshme.

Ai ka vlerësuar se, pas kësaj, Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë nëse Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar ai në “X”.

Paunoviqi ka deklaruar ditë më parë se, po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka…