Policia e Kosovës del me njoftim për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

22 korrik 2026 | 12:35

Policia e Kosovës ka konfirmuar se zyrtari policor i gjetur sot pa shenja jete në fshatin Morinë të Kukësit ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se pas pranimit të informatës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Sipas burimeve bëhet fjalë për policin Shaban Hajdari nga Prizreni.

“Është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ai tha se Policia e Kosovës është në kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Republikës së Shqipërisë, me qëllim të ofrimit të ndihmës në sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka thënë se deklarata e…