Stuhia goditi rëndë Suharekën, Muharremaj: Dëmet janë shumë të mëdha
22 korrik 2026
| 13:04
Një nga zonat më të prekura nga stuhia që goditi Kosovën të martën ishte Komuna e Suharekës.
Lidhur me dëmet e shkaktuara, kryetari Bali Muharremaj ka thënë se janë shumë të mëdha.
Muharremaj ka thënë se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
“Ne vazhdimisht jemi në kontakt me emergjencat, zjarrfikësit, policinë, ‘Eko Therandën’, e cila po pastron territorin e komunës. Jemi në gjendje gatishmërie, po presim”, ka thënë Muharremaj në “Klan Kosova”.
Ai ka bërë me dije se aktualisht po bëhen vlerësimet e dëmeve.



