Osmani kujton opinionin e GjND-së: 22 korriku 2010 ishte momenti i dështimit të Serbisë

22 korrik 2026 | 13:50

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), duke e cilësuar 22 korrikun e vitit 2010 si një moment të rëndësishëm për shtetësinë e Kosovës dhe një dështim për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka rikujtuar vendimin e GjND-së, i cili konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Momenti i dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND). 22 korrik 2010, Hagë. Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam bashkë për këtë rezultat historik për Republikën tonë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shprehur gjithashtu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në procesin juridik që çoi në opinionin këshillëdhënës të GJND-së, duke e cilësuar atë një rezultat historik për Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…