Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë – një i vdekur

22 korrik 2026 | 18:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në Sauk të Tiranës. Një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë, shkruan A2.

Deri tani sipas raportimit është konfirmuar  një viktimë, shoferi i betonieres. Sipas raportimit, shoferi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë edhe drejtuesja e një mjeti që është goditur nga betonierja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata në zgjerim e Ukrainës e sulmeve me dronë me…