Federata Franceze e Futbollit njofton datën e prezantimit të Zinedine Zidane si trajner i ri i kombëtares
Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka njoftuar se më 28 korrik do të mbahet një konferencë për medie ku do të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Francës, Zinedine Zidane.
Didier Deschamps është larguar nga posti pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, ndërsa Zidane pritet të jetë pasuesi i tij.
Federata Franceze e Futbollit ka bërë me dije se Zidane do të prezantohet zyrtarisht gjatë konferencës për medie që do të mbahet të martën e javës së ardhshme.
“Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të martë, më 28 korrik 2026, duke filluar nga ora 11:00, në selinë e FFF-së”, është thënë në njoftim.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv, e cila do të mbahet po atë mëngjes, Philippe Diallo do t’ua prezantojë mediave trajnerin e ardhshëm të Kombëtares së Francës. Epoka e Zinedine Zidane pritet të nisë kështu në krye të “Les Bleus”, pas eliminimit të hidhur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 dhe humbjes ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë.



